Detajet/ U shtrua në spital pasi u arrestua për vjedhje atletesh! Nëna e 27-vjeçarit kallëzon ngjarjen në polici

02/05/2023 08:50

Policia ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur më 12 prill, ku 27-vjeçari Jani Rustemaj është arrestuar nga blutë për vjedhje dhe më pas ka përfunduar në spital.

Sipas informacioneve, ai u arrestua për vjedhje atletesh dhe një tapet. Burimet thonë se ai është përdorues droge dhe ka patur komplikacione për shkak të varësisë.

Sipas policisë, ai u arrestua më 12 prill për veprën penale “Vjedhja”. Në datën 14 prill, ka shfaqur shqetësime shëndetësore ndërsa ishte në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore dhe pas ndihmës që i është dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.

Një ditë më pas, ai është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Më 16 prill pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ai është dërguar në burgun 313, Tiranë.

Autoritetet e burgut 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.

Me 17 prill, 27-vjeçari ka shfaqur sërish shqetësime shëndetësore dhe pas mbërritjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar.
Policia thekon se më 19 prill në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më datë 30 prill, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim nëna e të arrestuarit e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj.

Policia thotë se strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë marrë në pyetje policë dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë dhe materialet do t’i kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i plotë i DVP Tiranë

Nisur nga një deklaratë e datës 30 prill 2023, të CENTRE FOR LEGAL EMPOWERMENT-CLE si dhe nga interesimi i mediave sqarojmë si më poshtë: Më datë 12.04.2023, është arrestuar shtetasi J. R., për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (Për këtë arrestim është dhënë njoftim për shtyp me datë 13.04.2023). Me datë 14.04.2023, kohë që ky shtetas ka qenë në Bllokun e Sigurisë te DVP Tiranë, ka shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe nga strukturat që merren me sigurimin e të ndaluarve dhe arrestuarve është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.
Me datë 15.04.2023, ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku kjo Gjykatë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Me datë 16.04.2023, pas daljes së urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë nga Prokurori, është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm, dhe ky i arrestuar është dërguar në IEVP-313, Tiranë. Autoritetet e IEVP 313, nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë.
Me datë 17.04.2023, shtetasi J. R., ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe është shtruar dhe në ambientet e spitalit është siguruar me punonjës Policie të DVP Tiranë. Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorit, me datë 19.04.2023, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, është marrë në ruajtje nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Më datë 30.04.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja P. R., (nëna e të arrestuarit) e cila ka ngritur pretendime për trajtimin shëndetësor të djalit të saj. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Drejtorinë e AMP-së Tiranë, kanë administruar kallëzimin e kësaj shtetaseje, kanë sekuestruar të gjithë praktikën procedurale dhe shëndetësore për këtë të arrestuar, kanë pyetur më cilësinë e personit që tregojnë rrethana të dobishme për hetimin, disa punonjës Policie dhe stafin mjekësor të Bllokut të Sigurisë, dhe materialet do ti kalojnë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA