Derbi i Londrës premton spektakël, formacionet që kanë zgjedhur Arteta e Lampard

02/05/2023 20:35

Arsenali nuk është dorëzuar ende në garën për titullin e Premier League-s, edhe pse duket thuajse e pamundur që Manchester City të gabojë në dy ndeshje në fundin e këtij sezoni.

Përballë Chelsea-t, në derbin e Londrës, të besuarit e Artetës do të tentojnë me çdo kusht suksesin. Tashmë janë zbardhur edhe formacionet zyrtare, që Arteta dhe Lampard kanë vendosur të hedhin të fushë.

Të dya skuadrat do të jenë të rreshtuara me modulin 4-3-3. “Tredhëmbëshi” i “Topçinjve’ do të jetë Trossard-Jesus-Saka, ndërsa “blutë” do të sulmojnë me Madueke-Aubameyang-Sterlind.

Pritet një sfidë e hapur dhe me emocione, pasi për të dyja skuadrat vlen vetëm fitorja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA