27/12 09:28
Danimarka do të dhurojë pajisje ushtarake dhe mbështetje financiare për Ukrainën me vlerë 250 milionë dollarë.
Ky lajm u njoftua nga ministri i Mbrojtjes së vendit nordik Troels Lund Poulsen, i cili deklaroi se Danimarka do të reduktojë praninë e saj ushtarake në Irak duke filluar nga fillimi i vitit 2024 dhe në vend të kësaj do të fokusohet në vendet baltike, duke i ofruar NATO-s një grup për të mbrojtur rajonin.
Grupi ushtarak pritet të përbëhet nga 700-1200 ushtarë dhe pritet të vendoset në Letoni nga katër deri në gjashtë muaj çdo vit.
Pjesën tjetër të vitit, trupat do të qëndrojnë në Danimarkë, të gatshme për t’u vendosur në shtetet baltike në rast krize, tha ministria e mbrojtjes.
Top Channel