Rusia deklaron se dritarja për të zgjatur marrëveshjen e grurit të Detit të Zi po zvogëlohet.
Gjatë një pronocimi për mediet, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se bisedimet mes palëve po vazhdojnë, por pa asnjë rezultat. Sipas Peskov, një pjesë e marrëveshjes në lidhje me interesat e Rusisë nuk po zbatohej.
“Pozicioni i Rusisë është i mirënjohur – marrëveshja u zgjat për dy muaj”- tha Peskov, duke shtuar se: “Kushtet e marrëveshjes që kanë të bëjnë me sektorin bujqësor të Rusisë nuk po përmbushen.”
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë gjithashtu se nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me një takim me Turqinë dhe Ukrainën për të diskutuar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, raporton agjencia e lajmeve TASS.
Sipas palës ukrainase, bisedimet mbi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejon eksportin e sigurt të drithit ukrainas në Detin e Zi ishin planifikuar për nesër.
Top Channel