Nga dita e parë e fushatës Sali Berisha është në kërkim të një debati publik me kundërshtarin politik,  por edhe mes kandidateve për kryetar Bashkie, por Edi Rama i ka mbyllur derën ftesës se tij. 

Një fushatë mediatike pa debat është një terr i vërtetë për qytetarët shqiptarë të cilët dënohen të dëgjojnë fjalime të stisura, të mbushura me mashtrime nga rilindasit, dhe nuk kanë mundësi për asnjë lloj llogaridhënie, transparencë”– u shpreh Berisha.

Edi Rama përdor kartën e “non grata-s” si argument për  refuzimin e përballjes, por Sali Berisha është i bindur se arsyeja është një tjetër.

Refuzimi i debateve televizive ka në bazë transferimin e pasurive, fondeve te familjarë të Edi Ramës dhe në tërësi kryetarëve të bashkive në mbarë vendin. Ky refuzim ka në bazë frikën e tmerrshme nga veprimtaria antiligjore e këtyre përfaqësuesve”– shtoi Berisha.

Ne karrierën e tij politike debatin e vetëm publik e ka pasur me Fatos Nanon, por Berisha kërkon te ripërsërisë historinë me Edi Ramen.

“A mund të imagjinoni ju të dalë qytetarëve Edi Rama në debat me Sali Berishën? Ky është një rast i artë për qytetarët shqiptarë për t’u njohur me të gjitha aferat të vjedhjes së Edi Ramës.”

Edi Rama nuk del dot në debat, sepse është i rrethuar nga të katërta anët nga muret e krimeve të tij. Lidhje të tmerrshme me McGonigalin, të cilat edhe dje u denoncuan si lidhje që po hetohen intensivisht nga drejtësia e SHBA. Por garantoj shqiptarët se 14 maji është dita e vendimit pa kthim për largimin e Edi Ramës nga skena politike.

Sali Berisha i bëri një thirrje edhe mediave që  te mos  pranojnë në studio televizive kandidatët pa rivalët e tyre përballë.

Top Channel