Sipas raportimeve të fundit, Deontay Wilder është arrestuar dhe burgosur sot.
Ish-kampioni i peshave të rënda në boks thuhet se është burgosur pasi që një grup i policëve ka gjetur një armë në veturën e tij, raporton KosovaPress.
Ai ishte ndaluar nga policët e LAPD sa ishte duke vozitur veturën e tij Rolls Royce gjatë orës 1:15 pas mesnate në Hollywood.
Sipas “TMZ”, Wilder gjithashtu kishte xhama të errësuar të paligjshëm, ndërsa policët që e kishin ndaluar thanë se ata e kontrolluan veturën e Wilder pasi kishin nuhatur substancë narkotike të llojit marihuanë.
Më pas, policët kishin gjetur edhe armën 9mm në veturën e 37 vjeçarit.
Wilder u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të lëndëve narkotike.
Top Channel