
23/02 17:26
Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka folur së fundmi për qëllimin e tyre.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes me Lecce-n, tekniku theksoi se qëllimi i tyre tashmë është që të marrin vendin e Lazios në renditje.
“Pas Bolognas thanë se ne kemi gjetur sërish fitnesin tonë. E vërteta është se jemi në formë të mirë, truri bën diferencën. Tani kemi një mini kampionat përpara nesh, synimi është të arrijmë Lazion në renditje”-tha Allegri.
Top Channel