Ukraina bojkoton Botërorin e Xhudos, shkak janë xhudistët rusë e bjellorusë

01/05/2023 09:53

Ukraina ka vendosur të bojkotojë Kampionatin Botëror të Xhudos në kryeqytetin e Katarit, Doha, për shkak të ripranimit të xhudistëve rusë dhe bjellorusë.

Tërheqjen e tyre nga gara, për shkak të kualifikimit për Olimpiadën e vitit të ardhshëm në Paris, e ka konfirmuar Vitaliy Dubrova, kryetrajneri i ekipit ukrainas.

Vendimi vjen vetëm një ditë pasi Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) vendosi të lejojë xhudistët nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojë si atletë neutralë në Kampionatin Botëror, i planifikuar të mbahet nga 7 deri më 14 maj.

“Sigurisht, ne e morëm vesh përmes faqes së internetit të IJF-së, sepse dje ishte dita e fundit e regjistrimit të sportistëve për Kampionatin Botëror”, tha Dubrova në një raport të uebsajtit ukrainas të lajmeve. Ne pritëm dhe shpresonim se do të mbizotëronte arsyeja e shëndoshë”, tha ai.

Dubrova zbuloi se Federata e Xhudos Ukrainase (FJU) do të lëshojë një deklaratë zyrtare mbi vendimin e saj për të bojkotuar turneun.

Ai tha gjithashtu se presidenti i FJU, Mikhail Koshlyak do të udhëtonte për në Katar ku pritet të mbajë një fjalim në Kongresin e zakonshëm të IJF që do të mbahet të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA