
23/02 22:38
Toulouse festoi para dy ditëve titullin e parë në histori teksa mposhti në finalen e Kupës së Francës, Nantes me shifrat 1-5.
Megjithatë, atmosfera nuk ka mbaruar ende në qytetin jugor të Francës teksa tifozët janë mbledhur për të shijuar nga pranë trofeun dhe suksesin e jashtëzakonshëm të skuadrës së zemrës.
Pamjet, të cilat mbërrijnë nga Toulouse janë fantastike teksa në festë sigurisht nuk mungojnë mjetet piroteknike që i dhurojnë një tjetër ndjesi atmosferës. Një dekor në perfeksion me futbollistët, të cilët gjithashtu gëzojnë para mbështetësve të tyre besnikë.
Top Channel