Tiranë/ Arrestohen dhe procedohen 14 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe pa patentë

01/05/2023 12:17

Brenda një jave në qytetin e Tiranës janë arrestuar dhe proceduar penalisht 14 persona, për drejtim të automjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërkohë 71 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

475 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me masë administrative, për shkak të përdorimit të telefonit, gjatë drejtimit të mjeteve dhe 300 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

444 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mos vendosje të rripit të sigurimit. Gjithashtu janë vendosur 115 masa administrative, për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA