Rusia ka komentuar për herë të parë sulmet me raketa që goditën Ukrainën së fundmi.
Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se raketat goditën të gjitha objektivat, të cilat ishin ushtarake, të tilla si depot dhe fabrikat e municionit.
Sky News shkruan se kjo kundërshton drejtpërdrejt deklaratat e Ukrainës se asnjë raketë e lëshuar në Kiev nuk ishte e suksesshme, se vetëm tre raketa kaluan në mbrojtjen ajrore të vendit, dhe pamjet që raportuam të cilat tregojnë shkatërrime në zona të banuara.
Në të vërtetë, Mykola Lukashuk, kreu i këshillit të rajonit të Dnipropetrovsk, tha se sulmi kishte dëmtuar 19 blloqe apartamentesh, 25 shtëpi, tre shkolla, tre kopshte dhe disa dyqane.
Ministria tha gjithashtu se forcat ruse vazhduan avancimin e tyre në qytetin e Bakhmut, ndryshe nga deklarata komandantit ukrainas, gjeneral koloneli Olehsandr Syrskyi këtë mëngjes, kur deklaroi se kundërsulmet kishin dëbuar forcat ruse nga disa pozicione në qytet.
Top Channel