Sportistëve rusë e bjellorusë u lejohet pjesëmarrja si neutralë, Ukraina bojkot Botërorit

01/05/2023 19:23

Federata Ukrainase e Xhudos do të bojkotojë Kupën e Botës të këtij viti, për shkak të vendimit të fundit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos për të autorizuar rikthimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë në këtë garë.

Organi ukrainas kujtoi në një deklaratë zyrtare se “më shumë se 250 atletë ukrainas vdiqën duke mbrojtur vendin e tyre, duke përfshirë disa xhudistë” dhe pretendoi se nuk gjen “neutralitet dhe trajtim të barabartë” në këtë rezolutë.

“Ne konsiderojmë se ky vendim i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) bie ndesh me rekomandimet më të fundit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), sipas të cilit statusi i atletit neutral mund t’u jepet vetëm atyre që nuk ndërhyjnë në konflikt”.

Federata me bazë në Kiev tashmë ka bojkotuar disa gara gjatë vitit të kaluar, duke deklaruar se “shumica e ekipit rus përbëhet nga xhudistë që po luftojnë në luftë si ushtarë të Federatës Ruse”.

Organizata ndërkombëtare e xhudos njoftoi të shtunën e kaluar se atletët e ndaluar mund të kthehen në gara si neutralë, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Doha, Katar, në maj të këtij viti.

Deri më sot, xhudo ka qenë një nga sportet e pakta olimpike që nuk ka ndjekur menjëherë rekomandimet e IOC në vitin 2022, në lidhje me pushtimin e Ukrainës, duke i lënë atletët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë nën flamurin neutral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA