Qindra policë me veshje të rënda sulmojnë protestuesit e 1 Majit në Paris (fotot)

01/05/2023 17:51

Qindra mijëra njerëz protestuan sot masivisht në qytetet kryesore të Francës, kundër qeverisë dhe reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron, teksa sindikatat zotoheshin të mos ndalonin luftën ndaj ligjeve arbitrare.

Në demonstratën e Parisit kishte përplasje të ashpra me protestuesve dhe policëve në numra të mëdhenj, ndërsa disa vitrina dyqanesh u thyen në rrugët qendrore.

Disa dhjetra arrestime u bënë nga policia që herë pas here bastiste grumbullimet e protestuesve në Paris.

“Ligji është kaluar por nuk është pranuar nga ne, prandaj tregojmë paqësisht pakënaqësinë tonë dhe kërkojmë reagim në standardet e civizilimit”, tha protestuesja Celine Bertoni, në protestën e qytetit Clermont-Ferrand.

“Unë shpresoj që kjo të sjellë tërheqjen e ligjit,” shtoi ajo.

“Macron beson se meqënëse fitoi zgjedhjet, ka të gjitha pushtetet, por unë dua që ai t’i lërë vendin e tij popullit,” tha 45 vjeçarja Karine Catteau, në qytetin perëndimor të Rennes.

Policia përdori gaz lotsjellës në Toulouse në jug të Francës ndërsa një makinë u dogj gjatë protestës në qytetin e Lyon.

Në qytetin perëndimor të Nantes, policia lëshoi gaz lotsjellës pas goditjeve me objekte nga protestuesit, shkruan rrjeti vendas AFP.

Macron dhe qeveria e tij po përpiqen të lënë pas episodin që ka shkaktuar një nga sfidat më të rënda të mandatit të dytë.

FOTO GALERI
5/7
Makine e djegur ne protesten e Nantes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA