
23/02 22:38
Pesë javë nga fundi dhe tani gjithçka është rihapur sa i përket garës për titullin kampion në kampionatin francez.
Paris Saint-Germain pësoi humbjen e 6 sezonale të dielën dhe për më tepër në shtëpi përballë Lorient, me parizienët të cilët u mposhtën 1-3.
Në krahun tjetër, hapin fals të kampionëve e shfrytëzoi në maksimum Marseille, me skuadrën e Igor Tudor që triumfoi 2-1 me përmbysje përballë Auxerre në “Veledrome”.
Parizienët qëndrojnë në vendin e parë përsëri me 75 pikë, ndërsa Marseille qëndron 5 pikë larg, me marsejezët që kanë 70 pikë.
Top Channel