Penalltia tërbon Cuadradon: E turpshme, shumë episode kundër Juves

01/05/2023 09:20

Juventusi mori një pikë pas barazimit 1-1 në Bologna. Bardhezinjtë regjistruan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore në të gjithë kompeticionet.

Skuadra e Max Allegrit mbetet në vendin e tretë, por rivalët janë afruar dhe rrezikon shumë në javët e mbetura për të mbetur jashtë katërshes së parë. Skuadrat fituan nga një penallti. Bologna e shfrytëzoi, ndërsa Milik gaboi në krahun tjetër. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 10’ falë ekzekutimit të saktë të Orsolinit.

Penalltia u akordua nga VAR-i pas shqyrtimin dhe konfirmimin e arbitrit Sozza për shkak të mosfunksionimit të monitorit anësor. Juan Cuadrado nuk i kurseu shigjetimet ndaj arbitrimit dhe teknologjisë në përfundim të ndeshjes, teksa për Dazn tha:

“Keqardhje për barazimin, sepse krijuam shumë raste për gol. Por nuk ia dolëm të ishim vdekjeprurës brenda zonës kundërshtare. Jemi të zemëruar edhe në lidhje me teknologjinë VAR. Në nivele kaq të larta nuk mund të mos funksionojë monitori. Ishte faull përpara penalltisë se Bolognas. Kishte shumë episode kundër nesh. Por, ne nuk dorëzohemi. Do të luftojmë deri në fund kundër gjithçkaje dhe të gjithëve. Kjo është forca e Juventusit”, u shpreh kolumbiani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA