Ngjarja makabre në Egjipt, nëna vret djalin 5 vjeçar dhe i copëton trupin

01/05/2023 11:28

Një grua në Egjipt vrau djalin e saj 5-vjeçar dhe më pas i copëtoi trupin dhe hëngri pjesë të tij.

Nëna 29-vjeçare, e identifikuar vetëm si Hanaa, thuhet se ia preu kokën djalit të saj dhe ia hëngri sepse “dëshironte që ai të qëndronte me të përgjithmonë”, sipas The Mirror.

Ajo u arrestua pasi policët gjetën djalin e vogël në një kovë në pronën e saj në Faqus, qytet në provincën Ash Sharqiyah të Egjiptit.

Thuhet se Hanaa kishte vite që ishte  ndarë nga burri i saj.

Ajo u tha policëve se nuk kishte ndërmend ta vriste djalin, Youssef, por pohoi se vuante nga një sëmundje mendore që shkaktonte urrejtje.

Mediat vendase raportuan se në kuadër të hetimeve në vazhdim, ajo do t’i nënshtrohet një vlerësimi të shëndetit mendor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA