Misteri i $10 milionëve të zhdukur të Gina Lollobrigida-s teksa trashëgimtarët sfidojnë asistentin ‘e preferuar’ të së ndjerës (fotot)

01/05/2023 15:46

Beteja ligjore për milionat aktores e bukuroshes së vjetër të ekranit Gina Lollobrigida ka marrë një kthesë misterioze pas zbulimit se rreth 9 milionë euro janë zhdukur nga pronat e saj.

Lollobrigida, e famshme në ekranet e filmave të viteve 1960 kur njihej si “gruaja më e bukur në botë” vdiq më 16 janar në moshën 95 vjeçare.

Në testamentin e saj gruaja ndau pasurinë mes të birit 66-vjeçar Milko Skofic dhe asistetit 35-vjecar Andrea Piazzolla i cili ishte kujdesur për Lollobrigida në vitet e fundit të jetës së saj.

Por një debat i ashpër ka lindur teksa familja e Piazzolla për manipulim psikologjk të aktores për t’i lënë një pjesë të trashëgimisë.

Në zhvillimin e fundit të sfidës ligjore, autoritetet italiane që po hetojnë inventarin e Lollobrigida thanë se shumica e zotërimeve të aktores në një shumë prej 9 milionë euro, tashmë janë zhdukur.

“Ne mund vetëm të spekulojmë se ku gjenden asetet e zhdukura”, tha Alessandro Gentiloni Silveri, avokati i birit të vetëm të aktores Skofic Jr, sipas rrjetit The Times.

Në vitet e fundit të jetës së saj Lollobrigida nisi një padi ligjore kundër të birit Skofic Jr, duke e akuzuar se po e turpëronte në konfliktin e pasurisë, në moshën e saj të vjetër.

Por Skofic Jr bashkë me të birin Dimitri Skovic – pretendojnë se Lollobrigida është mashtruar nga asistenti i saj  Piazzola duke i nënshkruar atij asetet e saj, dhe duke ndërprerë kontaktet me miqtë e familjarët.

Një gjykatë e Romës do të vendosë më 7 qershor nëse Lollobrigida ishte në zotërim të ndërgjegjies së saj kur nënshkroi testamentin para vdekjes.

“Lollobrigida nuk ishte e kthjellët kur nënshkroi testamentin e saj. Ajo ishte shumë e dobët dhe e rrethuar nga njerëz që i jepnin informacione të rreme, duke pretenduar se ishin të dobishme për të”, tha Gentiloni Silveri.

Por avokatët e Piazzolla pretendojnë se Lollobrigida e dinte atë që po bënte kur nënshkroi testamentin. “Ajo ishte e kthjellët e lexoi gjithçka, deri në fjalën e fundit”, thotë avokati i Piazzola, Filippo Morlacchini.

Skofic tha për të përditshmen italiane La Repubblica kësaj jave se Piazzolla kishte shkatërruar vitet e fundit të nënës së tij, duke e izoluar nga “gjithçka ishte e shtrenjtë për të”.

“Për tre vjet unë i biri, nuk mund të hyja në shtëpinë e saj. Njerëzit më kërkonin informacion pasi ajo nuk lejohej të merrte telefonata nga familjarët … Çdo gjë ishte në dorë të tij”.

Lidhja e Lollobrigida me Piazzolla daton prej një dekade kur ai u bë shoferi saj në moshën 24 vjeçare.

Skofic ka nisur veprimin ligjor ndaj asistentit të dyshimtë prej vitit  2015, kur Piazzolla mori drejtimin e kompanisë Vissi D’arte që menaxhon asetet e Lollobrigida dhe shiti tre prona luksi të saj, ndërsa bleu për vete një makinë sportive Pagani.

Piazzolla akuzohej gjithashtu për kontroll të llogarive të saj bankare dhe transferimin e mijëra eurove në destinacione të ndryshme, teksa debati ligjor pritet te vijojë.

Lollobrigida ka akuzuar më parë dhe ish-të dashurin e ri Javier Rigau, se donte ta bënte të martohej me të, me qëllim trashëgiminë e saj.

Lollobrigida ka luajtur në më shumë se 60 filma në vitet 1960 e 70-të dhe konsiderohet si aktorja më e madhe e kinemasë italiane.

Ajo ka luajtur në filma si ‘Gungaçi i Notre Dame’ në 1956, ‘Strange Bedfellows’ përkrah aktorit Rock Hudson në 1965 si dhe me aktorë të tjerë si Sean Connery, Humphrey Bogart e Frank Sinatra.

FOTO GALERI
7/10
Lollobrigida ka akuzuar më parë dhe ish-të dashurin e ri Javier Rigau, se donte ta bënte të martohej me të, me qëllim trashëgiminë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA