Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve u shfrytëzua nga përfaqësues të bizneseve të vogla në Kosovë për të protestuar me një kërkesë të qartë.

T`u lejohet shfrytëzimi i  shfrytëzimit të hapësirave publike. Ata mbanin në duar parulla me shkrimet “Neglizhenca juaj detyrim për emigrim ndaj nesh”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla” dhe “A ka drejtësi në këtë vend”.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bizneseve të Vogla në Prishtinë, Sadudin Hasani u shpreh se prej një viti e gjysmë kanë bërë kërkesë që komuna t’u lejoj vendosjen e frigoriferëve, por një gjë e tillë  nuk ka ndodhur, duke i dëmtuar ndjeshëm këto biznese.

 “Qëllimi i protestës është për kushte më të mira në punë. Ne më herët kemi pas frigoriferët dhe na i ka largua komuna ku na ka udhëzua me bërë kërkesë për leje, kemi bërë kërkesë për leje, por nuk na ka pajisur dhe as nuk na ka lejuar me i vendosur neve si kioska, ndërsa bizneset tjera. Na ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë duke e ditur se biznesi kryesor gjatë verës janë pijet nuk kemi pas diçka të kundërligjshme. Ne luftë me komunën nuk mund të bëjmë, e jona është me bërë protestë paqësore me qellim që më i thirrur këta mendjen dhe me bë një analizë dhe me pa që janë gabim”, u shpreh Sadudin Hasanit.

Ai kujtoi se ndonëse kishin pasur një dakordësim me drejtorin e Inspektoratit për vendosje të frigoriferëve, ata sërish janë gjobitur. Hasani paralajmëroi dhe protesta të tjera, teksa në ditën ndërkombëtare të punëtorëve është parashikuar edhe një tubim i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës të cilët po kërkojnë rritje pagash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA