Kërkojnë të drejtat e tyre, punonjësit në botë protesta masive dhe të dhunshme

01/05/2023 19:28

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ka sjellë protesta masive në shumë vende të botës, të cilat janë shoqëruar me dhunë dhe përplasje të forta me policinë.

Teksa kanë rrëmbyer vëmendjen kryesore për këtë ditë të rëndësishme, ata kanë kërkuar që të respektohen të drejtat në punë.

Qytetarët në Turqi mbushën sheshet për të shprehur zemërimin e tyre në lidhje me kushtet e punës. Gjatë të gjithë demostratës nuk munguan as skenat e dhunës, situatë e cila çoi në arrestime masive.

Ata shfaqën edhe njëherë kërkesat përpara zgjedhjeve të 14 majit të faturuara si një referendum mbi dy dekadat në pushtet të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Me protesta shumë të dhunshme u përball edhe Franca, ku pati përplasje të shumta mes protestuesve dhe policisë. Francezët shkaktuan trazira duke thyer xhama dhe hedhur sende të forta. Policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe goditje me shkopa gome, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.

Fokusi i protestave të tyre ishte reforma, tashmë e miratuar e rritjes së moshës së pensioneve.

Nga ana tjetër Greqia u mbush me mijëra qytetarë, të cilat kërkuan të drejtat e tyre për trajtimin nga punëdhënësit. Aty nuk u raportuan trazira, ndërsa policia qëndroi në gatishmëri.

Qytetarët në Kili zgjodhën një mënyrë më paqësore për të protestuar. Ata zgjodhën të marshojnë në rrugët e Santiagos me pankarta, të cilat transmetonin kërkesat.

Në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve nuk munguan as demonstratat në Tajvan. Ata marshuan në rrugë, duke kërkuar rritje të pagave dhe planet për  pensionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA