Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser ka bërë thirrje për protesta të qeta në Ditën e 1 Majit.

 Policia nuk do të lejojë dhunë e trazira.

“1 Maji është simbolizon drejtësinë sociale dhe unitetin social”, është shprehur politikanja socialdemokrate gjermane, Nancy Faeser për agjencinë gjermane, dpa. “Apeloj ndaj të gjitha grupeve që të demonstrojnë paqësisht.” Dhuna nuk është asnjëherë një mjet për përballjen demokratike, tha ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, e cila ka bërë thirrje për zhvillime protestash të qeta në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Majin. Policia nuk do të lejojë dhunë dhe trazira të ekstremistëve të majtë, pjesërisht edhe të ekstremistëve të djathtë dhe të kaotikëve”, tha Faeser.

Po ashtu kush sulmon forcat e rendit dhe ato të shpëtimit duhet të llogarisë me pasoja të ashpra. Policia federale mbështet të hënën në Ditën e 1 Majit forcat e polciisë së landeve. Në vitet e kaluara në protestat me rastin e Ditës së 1 Majit ka pasur jo rrallë dhunë dhe sulme kundër policisë. /DW

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA