Dhunoi prindërit dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, arrestohet 34-vjeçari në Vaun e Dejës

01/05/2023 13:30
Foto Ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Në pranga ka rënë N. P., 34 vjeç, i cili pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve, ka dëmtuar erdhe orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA