Vendimi i Kinës për të votuar “po” për një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka shkaktuar bujë në arenën ndërkombëtare.
OKB-ja paraqiti javën e shkuar një rezolutë për bashkëpunim midis OKB-së dhe Këshillit të Evropës, e cila përfshinte një gjuhë që dënonte “agresionin” rus.
Kina votoi pro rezolutës pavarësisht lidhjeve të saj të ngushta me Rusinë, duke befasuar kështu shumicën, raporton SkyNews.
Por çfarë do të thotë?
Analisti gjeopolitik Dr Samuel Ramani tha se votimi “nuk ka gjasa të nënkuptojë një ndryshim në politikën kineze ndaj Rusisë”, duke vënë në dukje se Pekini dhe BE kanë pasur një dialog vjetor për të drejtat e njeriut për 38 vjet.
Profesori Ryan Martinez Mitchell, një profesor juridik në Universitetin Kinez të Hong Kongut, tha gjithashtu se kjo nuk sinjalizonte një ndryshim në pozicionin ligjor. Sipas Mitchell, u mbajt një votim i veçantë për paragrafin që dënon agresionin rus dhe Kina ishte një nga 48 që abstenuan.
Megjithatë, kjo lëvizje e pozicionon Kinën me vende të tilla si Meksika dhe India në vend të 24 vendeve që hodhën poshtë rezolutën për gjuhën që ajo përdorte.
Profesor Mitchell tha se votimi ishte “i rëndësishëm diplomatikisht”.
Top Channel