27/11 18:54
Më shumë se 100 delfinë të ngordhur janë regjistruar përgjatë brigjeve të Krimesë në prill. Lajmi u konfirmua nga një ekspert ukrainas dhe njëherazi kreu i departamentit të kërkimit të Parkut Kombëtar Tuzly Estuaries.
Sipas Ivan Rusev, aktivitetet e nëndetëseve dhe anijeve ruse në Detin e Zi ishin “faktori kryesor” në vdekjen e kafshëve.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rusev tha se kafshët u gjetën në gjiret e Sevastopolit dhe brigjeve të tjera të Krimesë.
Më shumë delfinë u gjetën me simptoma që mendohet se ishin shkaktuar nga sonar ushtarak. Rusev shprehet se numri i vërtetë i vdekjeve të delfinëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë dhe mund të jetë më shumë se 1,000.
Top Channel