Shtatë persona janë përfshirë sot në një përleshje të dhunshme në hapësirat e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se dy nga personat kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, deklaroi ajo.
Gjithashtu, Ahmeti theksoi se shtatë personat e dyshuar janë shoqëruar në polici.
“Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë”, shtoi ajo.
Në videot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale shihet se gjatë dhunës disa gra kanë tentuar t’i ndalin personat.
Top Channel