Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve në Malësinë e Madhe nuk i kurseu ironitë për opozitën.
Rama: Ç’kam heq unë me këta se di ti, ju jeni të rilindjes, e vërteta është kjo, në periudhën nga 2018-2022 katër vite kemi dhënë fonde për gjithë sipërmarrjet pesëfishin nga fondet e dhëna përpara 2018-ës duke i marrë të gjitha bashkë se patën dhe ata në prehër, i patën, s’i morëm sot, duan t’i marrin më qafë. Do t’i mbështesim fuqimisht, interesi juaj është i lidhur me kalin e karrocës dhe kalë më të mirë për të tërhequr karrocën se kjo forcë nuk ka, mund të keni qejf të keni kalin blu por kali blu nuk tërheq, mbyllini sytë në karrocë mbaroni punën dhe kalin blu mund ta mbani në fotografi, gomari ka mbajt pereninë në kurriz, interesi juaj personal financiar, social që t’i keni punët në terezi është që karroca të mos ngeci, i japim fjalën këtij gëzimi përballë për të fol në emër të gjithëve. Me shumë respekt për të gjithë ju.
Malësi e Madhe, mbjellja e pemeve te reja dhe prezantimi i kandidatit – 30 prill
Top Channel