Rama fushatë në Malësinë e Madhe: Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve t’u bëjnë karshillik SHBA-ve

30/04/2023 13:15

Kryeministri Edi Rama u takua sot me banorët e Malësisë së Madhe.

Sipas kreut të Partisë Socialiste, Sali Berisha dhe Ilir Meta duan ta rikthejnë vendin mbrapa kur Shqipëria ishte një vend i kategorisë së dytë para se të vinte në pushtet PS-ja, ndërsa sot Shqipëria është e barabartë në tryeza me më të mëdhenjtë e botës.

Rama shtoi se Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillik SHBA-ve.

 “Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante  samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve t’u bëjnë karshillik Shba-ve. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat e socialist kur vjen puna për të bërë detyrën”, tha Rama.

 

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA