Operacioni antidrogë në Krujë/ Kapen në pyll duke kultivuar kanabis, identifikohet dhe shpallet në kërkim një nga autorët

30/04/2023 11:52

224 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë janë asgjësuar gjatë një operacioni policor në Krujë.

Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, dy persona të cilët po mbillnin fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Nga hetimet dhe informacionet e marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi, ndërsa vijon puna për identifikimin e personit tjetër.

Krujë/Kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Në kontroll, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë. Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga.

Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi. Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre. Operacioni vijon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA