
Bayern Munchen nuk mund të mos e shfrytëzonte mundësinë për të parakaluar Borussia Dortmund në renditje dhe për t’u rikthyer në komandën e Bundesligës.
Dhe ashtu ndodhi pas fitores 2-0 ndaj Hertha Berlin, përballje ku skuadra kryeqytetase rezistoi deri në minutën e 69’.
Gnabry dhe Coman shënuan pas dy asisteve fantastike të kapitenit Kimmich. Trajneri Thomas Tuchel ndihet i lumtur për fitoren, por rastet e shumta të humbura e shqetësojnë.
“Ishte një ndeshje ku nuk duhet ta humbnim përqendrimin për asnjë moment. U përballem me probleme në pjesën e parë. Goli i parë erdhi vonë.
Disi tepër vonë, pasi humbëm shumë raste të pastra. Sigurisht që vetëbesimi nuk është maksimal, por nuk jemi çmendur dhe nuk e kemi humbur toruan”, u shpreh Tuchel.
Top Channel