Një makinë tip “Benz” e cila po udhëtonte në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Në mjetin ku udhëtonte një çift bashkëshortësh me vajzën e tyre është vënë re nga drejtuesi i mjetit që në pjesën e përparme të makinës të dalë tym.
Menjëherë ai ka hapur krahun dhe sapo ka zbritur, makina është përfshirë nga flakët të cilat janë hapur me shpejtësi duke përfshirë të gjithë makinën.
Fatmirësisht të tre personat të cilët udhëtonin në këtë mjet nuk pësuan lëndime. Edhe pse ndërhynë forcat zjarrfikëse nuk mundën të shpëtonin nga djegia totale mjetin. Nga hetimet e para dyshohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik të mjetit i cili nga mbinxehja është përfshirë nga flakët.
Top Channel