Një 16 vjeçar është në ndjekje penale pasi kultivonte kanabis në një pyll të Malësisë së Madhe.
Policia ka ushtruar kontroll me dron në lagjen Gjuraj, në fshatin Koplik i Sipërm, një zonë e pyllëzuar ku u gjetën 80 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e policisë kanë identifikuar kapjen e autorit 16 vjeçar, i cili për shkak të moshës së mitur është në procedim penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
“Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet e pandërprera, nga toka dhe ajri, nëpërmjet dronëve, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, që në fazën përgatitore. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në inteligjencën informative, është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohen në fshatin Koplik i Sipërm, dhe asgjësohen 80 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi, të kultivuar në kubikë. Identifikohet, kapet dhe procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës, një 16-vjeçar, autor i dyshuar i këtij rasti kultivimi.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme që në gjenezë, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, nga toka dhe ajri, me dron, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen Gjuraj, në fshatin Koplik i Sipërm, në një zonë të pyllëzuar, 80 fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e shpejta hetimore paraprake, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti, konkretisht të një 16-vjeçari, ndaj të cilit nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel