Foto Ilustruese

Një 77-vjeçare humbi jetën kur automjeti që drejtonte i biri doli jashtë rrugës.

Aksidenti automobilistik me pasoja për jetën ndodhi në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë. Një 46-vjeçar teksa drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën mamaja e tij, shtetasja B. H., 77 vjeçe, e cila ndodhej si pasagjere në automjet.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA