Teksa na ndajnë dy javë nga zgjedhjet lokale, Sali Berisha e ka fokusuar fushatën tek sulmet ndaj kandidatëve të Edi Ramës.
Në Fushë Arrëz ai akuzoi kandidatin socialist Fran Tuci se ka llogari të hapura me drejtësinë.
Berisha: Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në Prokurorinë e partisë. E ftoj të vijë këtu në këtë shesh, bashkë me Hil Currin ti nxjerrin xhepat, të tregojë çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre. Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama , sepse detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë. Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament prej 32 vitesh.
Në mungesë të një debati publik me kundërshtarin politik, përballja nuk mungoi në distancë. Ndërsa Rama mbronte investimet infrastrukturore nga Malësia , Berisha e sulmonte nga Fushë Arrëzi.
Berisha: Tuneli i Kalimashit, me gjithë problemet që pati, ka kushtuar 17 milionë euro kilometri, në një kohë kur tuneli i Kërrabës ka kushtuar 14 mln euro kilometri. Në një kohë kur në Europë, në fushë ndërtohet me 2 ose 3 mln euro kilometri. Ai vjedh dhe vetëm vjedh. Prokurojnë për së pari, për së dyti e me radhë.
Pasi prezantoi kandidatin Hil Curri në Fushë Arrëz, kreu i Rithemelimit u zhvendos në Pukë për të kërkuar votën për Rrok Dodën.
Berisha: Rama mendon se veriu qeveriset me kriminel se ka shpirt të tillë, rivali i Rrokut është Gjoni, ne kemi jetuar diktaturën, kurrë s’kemi parë një kryetar komiteti ti fusë thonjte ne fyt qytetarit siç beri Gjon Gjonaj. Ti duhet te largoheshe nga skena por s’të lanë vjedhjet tuaja.
Top Channel