Sali Berisha, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” zhvilloi një takim në Vaun e Dejës, ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 14 majit.
Ai prezantoi kandidatin Zef Hila, gjithashtu deklaroi se po shkojnë drejt një fitoreje dhe se janë angazhuar në një fushatë elektorale të pashembullt që nga viti 1990 e deri më sot.
“Me 14 maj, ne shkojmë të sigurt drejt një fitore historike. Kudo që shkoj, nga jugu në veri, flladi i fitores po fryn në mbarë vendin. Drita e saj, po ndriçon mendjet mendjet e qytetarëve shqiptarë. Kudo qytetarë idealist janë të angazhuar në një fushatë elektorale të pashembullt që nga viti 1990 e deri më sot.
Hajmeli dhe Vau i Dejës dhe në tërësi, që i njeh më mirë se kushdo tjetër se çdo të thotë pushtet në duart e një njeriu. Pushtet në duart e një njeriu është faktuar në histori, dhe më shumë se tek kushdo tjetër në kurrizin e shqiptarëve, të haljmelasve si forma më e egër, çnjerëzore e pushtetit.
Por do ju them sonte këtu, se mes të gjitha formave të diktaturave, studiuesit, historianët e mëdhenj, formën më të keqe, më të egër konsiderojnë diktaturën e bandave, banditit. Dhe kjo diktaturë është sot realitet në Shqipëri”, tha Berisha.
Top Channel