Bitri gjen sërish golin, Ostrava mbetet në grupin e mbijetesës

30/04/2023 18:02

Eneo Bitri gjen sërish golin me Banik Ostravën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, realizoi të tretin për skuadrën e tij në fitoren e thellë 1-4 në transfertë përballë Silgma Olomouc.

Ish futbollisti i Partizanit përfitoi nga krosimi i shokut të skuadrës në minutën e 63 dhe më kokë dërgoi topin në rrjetë. Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi si titullar e Bitri dhe e nënta në total në kampionat që prej transferimit në merkaton e janarit.

Forma e mirë e Bitrit është gjithashtu një lajm pozitiv për kombëtaren shqiptare, teksa në dy sfidat e qershorit të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, nuk do të jetë i gatshëm Mirash Kumbulla i cili u dëmtua në sfidën e fundit me Milanin në kampionat.

Kështu pas paraqitjeve të mirë dhe golit të dytë brenda pesë sfidave, Bitri hedh kandidaturën për të marrë një ftesë në qershor nga trajneri Sylvinho./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA