Dy persona janë plagosur, pasi makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një makinë tjetër në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.

Një makinë tip “Benz” me drejtues A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali.

Si pasojë e aksidentit kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit dolën nga spitali.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA