Aksident në Fushë-Mamurras, plagoset 9-vjeçari në afërsi të banesës
30/04/2023 21:32
Një aksident i rëndë është shënuar në Fushë-Mamurras, ku ka mbetur i plagosur rëndë në njërën prej këmbëve një 9-vjeçar.
I mituri është përplasur në afërsi të banesës. Ai është dërguar me autoambulance në spitalin e Traumës në kryeqytet i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Top Channel