Katër rezervuar karburanti kanë marrë flakë në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, pas asaj që duket të jetë një sulm me dron. Lajmi u konfirmua nga Mikhail Razvozhaev, një guvernator i instaluar nga Moska në Rusi.
Përmes një deklarate në aplikacionin e mesazheve Telegram, Mikhail Razvozhaev shkroi: “Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një goditje me dron, por askush nuk u lëndua nga zjarri.
Situata është nën kontrollin e zjarrfikësve tanë dhe të gjitha shërbimeve operative.”
Flakët vijojnë ende të jenë të larta, tha Razvozhaev, duke shtuar se vëllimi i karburantit është i madh dhe do të duhet kohë për lokalizimin e zjarrit.
Sevastopol, në gadishullin e Krimesë që Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, ka qenë nën sulme të përsëritura ajrore që nga pushtimi rus i Ukrainës vitin e kaluar.
Zyrtarët rusë kanë fajësuar për sulmet Ukrainën.
Kyiv pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë ose në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë.
Top Channel