“Balluku nuk akuzohet për korrupsion”, Rama i përgjigjet ambasadave të Britanisë dhe Gjermanisë: Deputetët treguan dinjitet, Reforma në Drejtësi s’kthehet mbrapa Sezoni turistik, duket se ka nisur më herët për Shkodrën.
Në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë, fluksi është disa herë më i lartë. Turistet preferojnë zonat malore dhe monumentet e kulturës në qytet.
“Kemi një rritje të konsiderueshme të vizitorëve, kemi 15 mijë e 520 vizitorë, të cilët kanë preferuar kalanë Rozafa si destinacionin e tyre, ndërkohë që po të krahasojmë të njëjtën periudhë me të një viti më parë, vëmë re se kemi një rritje mbi 20 mijë vizitorë më shumë, në të njëjtën periudhë, u shpreh Besara Podgorica, Drejtoreshë e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.
Në Fototekën Kombëtare “Marubi”, prej vitesh kryesojnë turistët italian, francez dhe gjerman. Për drejtorin Luçian Bedeni, kjo lidhje e fortë mes Marubit dhe perëndimit mbetët historia e fototekës, ekspozitat e çelura në Europë dhe promovimi ndërkombëtar.
“Ne shënojmë diku rreth 14% rritje. Kjo është si të thuash një shifër shumë shpresëdhënëse, e cila i paraprin kështu sezonit i cili fillon në muajin maj deri në muajin tetor. Kemi pasur raste kur italianët kanë qenë në vendin e parë të vizitueshmërisë dhe gjermanët, francezët në të dytë e të tretë. Vizitorët nga Europa qendrore janë ata që e vizitojnë më së shumti muzeun Marubi”, u shpreh Luçian Bedeni, drejtues i Fototekës Kombëtare Marubi.
Sezoni i kaluar turistik për Shkodrën, ishte aq i suksesshëm sa për disa jave me radhë në Theth, Lëpushë dhe Vermosh nuk kishte bujtina lirshëm.
Top Channel