Rinas/ Nuk deklaruan paratë sipas ligjit, procedohen penalisht dy libianët

29/04/2023 11:41

Dy shtetas libianë janë proceduar penalisht pasi kaluan në Pikën Kufitare të Rinasit, duke mos deklaruar të ardhurat sipas ligjit.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, shtetasve libianë K. A., 55 vjeç dhe M. M., 49 vjeç, iu janë zbuluar dhe sekuestruar 94 mijë dollarë amerikanë.

Gjatë një kontrolli të detajuar në çantën e dorës të shtetasit K. A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën prej 45 mijë e 900 dollarësh amerikanë. Ndërsa shtetasit M. M., iu gjet dhe sekuestrua shuma prej 48 mijë e 100 dollarësh amerikanë.

Në vijim të veprimeve hetimore, shtetasit libianë u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Më herët, Policia Kufitare e Rinasit sekuestroi 47 mijë e 450 euro dhe procedoi penalisht 2 shtetas turq të cilët gjithashtu nuk deklaruan të ardhurat në kufi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA