Kryeministri Edi Rama, si çdo të shtunë, ka postuar një episod të ri nga podkasti i tij “Flasim”.
Podcastin e ka zhvilluar me sipërmarrësin Agim Xhindoli, i cili ka folur që nga lufta për mbijetesë, emigrimi dhe vlerën e punonjësve në suksesin e një ndërmarrjeje.
Rama dhe Xhindoli ranë dakord që punonjësit janë pjesa më e rëndësishme një biznesi dhe se aktualisht është një moment kritik në të gjithë botën për krahun e punës.
Edi Rama: Në këtë podcast sot jam me Agim Xhindolin është një sipërmarrës i njohur fëmija i fundit i 12 fëmijëve.
Agim Xhindoli: Po. Mua më kujtohet se kur kam qenë i vogël kam fjetur dhe pa bukë. Nga mosha 14 vjec e deri më sot që jam 63 vjeç nuk kam pas mungesë për asgjë.
Rama: Si erdhi ideja e biznesit ndërkombëtarë të gurit dhe mermerit?
Xhindoli: Vetëm me punë arritëm këtu ku jemi, hap pas hapi.
Rama: Pagat në fabrikën tende mënyra si trajtohen punëtorët, bindja jote që nuk ka asnjë arsye që njerëzit të ikin sepse praktikisht nëse duna vërtetë të punojnë këtu janë mundësitë.
Xhindoli: Unë me familjen time nuk i themi punëtorë, por bashkëfamiljarë. Unë pagat i kam konkurruese me Europën.
Rama: po këta punëtorët që të ikën në Gjermani ?
Xhindoli: Jam kthyer, pardje më mori në telefon një inxhenier që iku këtu kishte një pagë prej 1500 eurosh më tha do vij përsëri. i thash deërën e ke të hapur.
Rama: Është një fazë shumë kritike kjo për biznesin dhe ekonominë. të themi të vërtetën ka dhe një pamje në realitetin shqptarë që është realiteti i shfrytëzimit të punonjësve. Le të marrim për shembull fasonët ka ardhur momenti që shumë nga ato gra që punuan 30 vjet tek maika qepse të dalin në pension . Tani ke shan ti që të ulësh në makinë qepse një vajzë të re me një pagë të tillë. këto janë akte që nuk përputhen më me kohën. E para do të shkojë duke të munguar krahu i punës pasi njerëzit duan të jenë të mirëpaguar. Punonjësi është a-ja dhe zh-ja e një biznesi.
Top Channel