Rama takime elektorale në Dropull e Këlcyrë: Meta-Berisha nuk përfaqësojnë asnjë lloj të djathte

29/04/2023 19:40

Kryesocialisti Edi Rama gjatë turit elektoral në jug të vendit, u takua me gratë dhe vajzat e zonës minoritare të Dropullit.

Sot, bashkitë tona janë të pastra, përveç Shkodrës, fatkeqësisht, ku asnjëherë nuk na është dhënë mundësia të drejtojmë dhe ku fanatizmi politik, verbëria politike janë paguar vazhdimisht nga komuniteti me koston e mospasjes shërbimet e duhura, që nga pastrimi. Nuk dua të vazhdoj me të gjitha punët e grave në qeverinë tone, por dua të them që është gjë e madhe që në këshillat bashkiakë sot ne kemi fuqi të barabartë, burra dhe gra. Dhe dua t’i falënderoj dhe t’i përshëndes të gjitha zonjat këtu që janë bërë pjesë e skuadrës së këshillit bashkiak të Dropollit.”– tha Rama.

Ndërsa nga Këlcyra Edi Rama e komentoi kështu koalicionin Berisha-Meta.

“Të gjithë ata gjyshër që e pësuan politikisht se ishin të djathtë dhe që sot janë në botën tjetër, do i rrotulloni në varr, po i dhatë votë atyre që vijnë këtu, për llogari të zorrës qore. Ata nuk përfaqësojnë asnjë lloj të djathte, ata nuk përfaqësojnë asnjë lloj alternative tjetër, përveç hallit të madh të dy njerëzve me drejtësinë të një çifti që është zona qore e Shqipërisë dhe mbi të gjitha kush është i djathtë për përkufizim vjen nga një traditë patriotizmi, patriotizmi do të thotë që Shqipëria është përtej këtyre dallimeve. Shqipëria nuk është as e majtë as e djathtë, Shqipëria është e të gjithëve dhe Shqipëria sot është më e respektuar se kurrë në sytë e botës”– shtoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA