Leipzig i falet një francezi, Unioni rrezikon zonën Champions

29/04/2023 17:44

Leipzig merr maksimumin e pikëve në ndeshjen e javës së 30-të me Hoffenheim.

Një gol i Nkunku i mjaftoi skuadrës së Marco Rose, për t’u rikthyer tek fitorja pas humbjes së javës së shkuar me Leverkusen. Vendasit ishin dominues në pjesën më të madhe të ndeshjes, teksa në të 28-ën minutë, sulmuesi francez arriti që të gjente rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e 12-të këtë edicion në Bundesliga.

Është folur shumë për një rikthim të mundshëm të Lionel Messit në Barcelonë verën e ardhshme. Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) bëri të njëjtën gjë: “Nëse ai kthehet në La Liga, ne do ta presim me krahë hapur. Unë kam pasur fatin të luaja kundër tyre, megjithëse nuk e di nëse ishte me fat apo I pafat në fakt, më duhet të them se ai është një lojtar fantastik, i papërsëritshëm. Të gjithë spanjollët duan që lojtarët më të mirë të luajnë në ligën tonë dhe Leo është njëri prej tyre”, tha AS.

Hoffenheim provoi në vijimin e lojës, por nuk pati sukses për të gjetur barazimin, duke regjistruar një humbje që i komplikon llogaritë e saj, pasi me vetëm, 29 pikë e ndjen presionin e zonës “play-out”. Leipzig pas këtij suksesi mbetet në garë për zonën champions, teksa vendi i katërt ndodhet vetëm 2 pikë larg.

Hap të gabuar bëri Union Berlin, që barazoi pa gola në përballjen me Bayer Leverkusen. Kryeqytetasit nuk arritën që të konkretizonin rastet që krijuan, me Leverkusen që ishte e kujdesshme dhe preferoi që të kundërsulmonte, por nuk arriti që të bënte dëm në portën e Unionit, që pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë me 56 pikë, po aq sa dhe Freiburg, duke ndjerë presionin e ndjekësve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA