Takimi i radhës i Belind Këlliçit kandidatit demokrat për kreun e Bashkisë së Tiranës ishte me banorët e Laprakës.

Sikur të mos mjaftojë lënia në harresë, pa investime në infrastrukturë, ujësjellës, kanalizime, shkolla e qendra shëndetësore, qindra familje aty kërcënohen edhe me humbjen e pronës.

Pas projektit të Unazës së Re, projekti i hekurudhës, është ai që rrezikon t`u shkatërrojë banesat rreth 70 banorëve. Kandidati për këshillin bashkiak Bled Marku tregoi se për projektin e hekurudhës nuk ka njoftim.

“Jo, informacion zyrtar nuk ka. Por çka thuhet nga informacionet e siguruara privatisht, rreshti i parë, brezi i parë i godinave private, pasi pallatet i kanë mbaruar. Mund të jenë afërsisht 60-70 shtëpi”-u shpreh Bled Marku.

“Pjesa e mbikalimit, ne e kemi përmendur bashkë edhe herë tjetër, mbikalimi këtu është një zgjidhje perfekte për banorët, që të lidhet zona, për të bërë të mundur që të shkojnë te të afërmit,  në anën tjetër. Ajo pjesë zgjidhet! Pastaj pjesa e shpronësimeve, a kane ndonjë informacion qytetarët kush preket? Për sa shtëpia bëhet fjalë?”.

Pasi pa nga afër situatën në të gjitha zonat që preken nga projektet infrastrukturore, Belind Këlliçi garantoi banorët se të gjithë do të dëmshpërblehen.

“Pa diskutim të gjithë rastet do të trajtohen një për një, siç kemi thënë tek “5 Maji”, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Do trajtohen të gjitha atyre që u preket shtëpia. Edhe ata me dokumenta edhe ata pa dokumenta do trajtohen do të gjejnë të gjithë zgjidhje.

Belind Këlliçi denoncoi mungesën e ujit në këtë zonë.”

“Ja uji i Erion Velisë, UKT-ja  e Laprakës. Ja uji i pijshëm që vjen, ja po mos të jetë ky furgon, po mos të jetë ky ujë, s’kanë ujë banorët. Marrin ujë, vetëm kaq shiheni realitetin. Ftojeni pyeteni Erion Velinë, merreni njëherë e di ai këtë situatë? Ai që thotë ka 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë”-tha Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi tha se edhe në Laprakë do të punohet që ujë të ketë mesatarisht 14 orë në ditë.

“Për ujin e pijshëm, ta përmenda vet, është një problem që nuk e keni vetëm ju. Dhe prandaj po ta them dhe një herë që pa diskutim do të ndërhyjmë për ta zgjidhur këtë çështje. Nuk ju premtoj 24 orë ujë të pijshëm. Por po të them, minimalisht me pas 14 orë ujë të pijshëm në ditë, të rregullta me orare të përcaktuara, bëhet. Stacioni do të vijë këtu në kufij ku ju duhet juve dhe ku ju shërben juve. Në mënyrë të padiskutueshme është gjëja më e lehtë në botë. Dhe kopshtet dhe një çerdhe patjetër që do ta sistemojmë, do ta ndërtojmë sepse ka territor kjo njësi”.

Një tjetër problem, i denoncuar dhe më herët nga shtabi elektoral i Belind Këlliçit, është infrastruktura e amortizuar në Laprakë.

 “Ja rrugët e bashkisë Tiranë, këto janë rrugët që s`dalin kurrë në media, shihini vet nuk ka nevojë për komentet e mija, flasin vetë rrugët. Po të gjitha kështu janë në Laprakë, gjithë këto rrugë kështu janë. Erion Veliaj thotë kemi bërë investimet më të mëdha në Laprakë në 30 vjet, s`i ka bërë njeri thotë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA