Lajm i keq për gjendjen fizike të Marash Kumbullës, i dëmtuar në gju që në fillim të sfidës që Roma e barazoi 1-1 në “Olimpico”.
Kumbulla qëndroi vetëm 15 minuta në fushë, por u detyrua të largohej shumë shpejt pas përplasjes aksidentale që pati me Giroud.
Në fillim, dukej se ishte vetëm një mavijosje në kofshë pak sipër gjurit, por “Sky Sport Italia” raporton se qendërmbrojtësi është diagnostikuar me një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë.
Kjo do të thotë se sezoni praktikisht ka përfunduar për mbrojtësin e Shqipërisë. Ekzaminimet në ditët në vijim do të përcaktojnë procedurën që do të ndiqet deri në riaftësimin e plotë, që mund të kërkojë shumë muaj.
Lajm i keq edhe për Shqipërinë, pasi trajneri Silvynho nuk do të ketë në dispozicion një pikë të fortë në mbrojtje. /Supersport
Top Channel