Arrestohet turisti ‘i poseduar’ australian që bridhte i zhveshur, para ‘neutralizimit’ nga qytetarët në Indonezi (fotot)

29/04/2023 16:40

Një turist australian që shkaktoi panik në një rezort bregdetar në Indonezi ka thënë dje se nuk ‘ishte vetëvetja’ gjatë një incidentit shokues, ku i zhveshur e ‘i dehur’ sulmonte kalimtarët në ishullin e Sumatra pasi kishte kaluar ditën duke bërë ‘surf’.

23 vjeçari Bodhi Mani Risby-Jones, 23, nga Queensland, u arrestua në rezortin Lantik Moonbeach pas panikut dhe trazirave të shkaktuara.

I riu akuzohet se rrëzoi një burrë nga motoçileta e tij duke i shkaktuar plagë të rënda si dhe duke tmerruar vendasit, në një episod të rrallë humbjeje të ndërgjegjësimit.

Duke folur jashtë burgut i shoqëruar nga dy oficerë policie,  Risby-Jones tha: “Nuk ndjehesha vetvetja. Isha si i zotëruar nga tjetërkush, unë normalisht jam një djalë i sjellshëm”.

Policia tha se Risby-Jones doli krejt i zhveshur nga dhoma e tij e hotelit dhe pasi piu një gotë vodka sulmoi një roje sigurie dhe më pas motoçiklistin.

Risby-Jones refuzonte pretendimin e ishte i dehur pasi kishte pirë vetëm një gotë të vogël vodka, por tha se i kishte rënë dielli në kokë duke bërë surf gjatë paradites.

“Ne po rrinim në pishinë, ku unë piva vetëm një teke vodka”, tha ai për rrjetin ABC, duke mohuar pretendimet se ishte i zhveshur e duke thënë se ishte me të mbathura.

Pas veprimeve të tij të pakontrolluara, ai tha se një turmë vendasish u formua me qëllim ta ndalonin derisa më në fund ata realizuan neutralizimin e tij në atë që njihet si “arrestim qytetar”.

“Më rrëzuan përtokë dhe më goditën shumë herë, më goditën në tokë ,’ tha Risby-Jones teksa shtonte se kishte bërë udhëtimin e tij të surfit pasi “kishte rënë në depresion”.

Ishulli i Simeulue është një vend i njohur surfistësh amatorë e profesionistë në provincën indoneziante Aceh, e cila qeveriset me ligjin rigoroz konservator musliman Sharia.

Risby-Jones përballet tashmë me dy vjet burg për plagët e shkaktuara ndaj motoçiklistit dhe mund të dënohet gjithashtu për konsumin e alkoolit, për të cilën mund të dënohet me goditje kamzhiku.

Policia i ka dhënë atij 20 ditë paraburgim për kohën e hetimeve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA