Një 13 vjecar, nxënës i klasës së shtatë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, është kthyer në heroin e ditës pasi arriti të ndalonte autobusin e shkollës, duke i shpëtuar të gjithë nga rreziku i një aksidenti fatal.
Shoferja e mjetit humbi ndjenjat në timon kur nxënësit e Shkollës Fillore Carter në Warren, rreth 30 minuta në veri të Detroit po ktheheshin për në shtëpi. Ajo ndjeu që dicka nuk shkonte dhe u tha nxënësve se nuk ishte mirë dhe se do t`i duhej të hapte krahun. Por në momentin kur filloi të ngadalësojë shpejtësinë e autobusit, i bie të fikët.
Dylan Reeves e kuptoi që dicka nuk po shkonte. Ai ngrihet dhe afrohet e kur e sheh shoferene pa ndjenja, vendos këmbën menjëherë tek frena dhe kthen timonin e autobusit i i cili po lëvizte në një rrugë të mbushur me makina që vinin përballë.
E gjithë skena u filmua nga kamerat e autobusit. Reeves tani po cilësohet si një hero pasi shpëtoi shokët e tij nga një skenar i mundshëm përplasjeje. Policia mbërri shpejt në vendngjarje dhe nxënësit u zhvendosën në një autobus tjetër.
Top Channel