Zhdukja e dy personave në Sarandë/ Familjarët dyshojnë se janë vrarë, pamje nga shtëpia ku janë mbajtur peng

28/04/2023 12:26

Dy persona 46-vjeçarë nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori kanë humbur kontaktet me familjarët që prej datës 6 prill.

Gjatë hetimeve nga policia, janë gjetur banesa dhe automjete që dyshohen se janë përdorur nga persona të ndryshëm që fshihen pas zhdukjes së dy personave.

Dy ditë më parë, në komisariatin e Sarandës është shoqëruar 28-vjeçari Sofokli Baxheri, i cili ka një aktivitet tregtar për shitjen dhe dhënien me qira të pronave. Rezulton se në një nga këto banesa, në fshatin Nivicë, është është përdorur nga autorët e zhdukjes së 46-vjeçarëve. Në oborrin e kësaj banese është gjetur një automjet “Benz”, me të cilën dyshohet se janë transportuar të rrëmbyerit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se nga të dhënat e deritanishme, rezulton se gjurmët e dy të zhdukurve të çojnë në Vrinë, por nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Familjarët vetë dyshojnë se Sulovari dhe Theodhori janë ekzekutuar, pasi kanë kaluar më shumë se tri javë dhe nuk ka asnjë gjurmë të tyre. Sipas tyre, rrëmbimi i dy personave lidhet me shitjen e një prone, por policia po heton pistën se pas kësaj ngjarjeje fshihen konflikte për shkak të trafikut të drogës, konkretisht trafikimin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA