Prej 22 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukën pa gjurmë.

Familjarët dhe policia vijojnë të kontrollojnë zonën, por pa rezultat. Familjarët e lidhin ngjarjen me shitjen e një toke ndërsa policia beson se ngjarja lidhet me konfliktet për trafikun e drogës jo vetëm nisur nga precedentët e të zhdukurve por dhe sisa operacione antikanabis në shtetin fqinj Greqi, ku të arrestuar ka pasur dhe shqiptare.

Policia e Sarandës nëpërmjet hetimeve por edhe kamerave të sigurisë ka kontrolluar banesa e biznese që dyshohet se implikohen në ngjarje. E tillë ishte dhe një banesë në fshatin Nivicë të Himarës që është në emrin e një biznesmeni që merret me shitje apo dhënie me qira të pasurive. Policia ka dyshime se banesa e 28 vjeçarit Sofokli Baxheri është përdorur nga autorët e dyshuar të zhdukjes së   Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit, por ky i fundit nuk jep asnjë të dhënë në lidhje me faktin se kush e ka përdorur banesën gjatë muajit prill. Për këtë arsye, policia e Sarandës e vuri në pranga për deklarata të rreme dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Në oborrin e banesës në Nivicë policia e Sarandës gjeti një automjet “Benz” që dyshohet se është përdorur për të transportuar të zhdukurit, gjurmët e fundit të të cilëve të çojnë në fshatin Vrinë. Pavarësisht kësaj policia ende nuk e ka një përgjigje zyrtare dhe përfundimtare për fatin e tyre.

Fqinjët e familjes Bazheri shprehen se ai shkonte shpesh në Nivicë.

“Jemi gjiton dhe vjen shpesh ne shtëpi por ne e njohim për djalë të mirë nuk dimë që merret me diçka jo ligjore”.

Nga provat material të gjetura policia e Sarandës ka krijuar bindjen se banesa e Sofokli Baxherit ka shërbyer si strehë e një grupi kriminal që jo vetëm fshihen pas rrëmbimit të 2 personave por edhe pas një ngjarje tjetër penale në Sarandë, eksplozivit ndaj banesës së ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo ende pa autor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA