Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ nuk certifikon rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviç

28/04/2023 13:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar rezultatin e kandidatëve për asamble në Leposaviç.

Ndërsa, lista me kandidatët për asamble të Zveçanit ka marrë votat e mjaftueshme dhe është certifikuar.

Rezultatet e zgjedhjeve të 23 prillit janë certifikuar në mbledhjen e KQZ-së, ku kryetari Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) nuk është parashtruar asnjë ankesë.

Ne kemi kërkuar nga PZAP nëse ka pasur ndonjë ankesë brenda 24 orëve të shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve. Nga PZAP na kanë njoftuar se nuk ka parashtruar askush ankesë. Janë plotësuar kushtet për certifikimin e rezultateve“, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 23 prillit, në veri të Mitrovicës dhe Leposaviç ka dalë fituese Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok, Partia Demokratike e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA