Vizita zyrtare në Kroaci/ Begaj takon kryetarin e Parlamentit kroat, e pranishme edhe përfaqësuesja e minoritetit shqiptar

28/04/2023 12:56

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës zyrtare në Kroaci është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviç.

Në këtë takim Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rolin që kanë luajtur të dy parlamentet në fuqizimin e këtyre marrëdhënieve. Në takim ishte e pranishme ndër të tjerë edhe përfaqësuesja e minoritetit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.

Për Presidentin Begaj, vetë prania e Prljaskaj në Parlamentin e Kroacisë, është një tregues i marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj u shpreh se bashkëpunimi ndërparlamentar është i domosdoshëm. Vazhdimi i shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë mes parlamentarëve të të dy vendeve është gjithashtu me rëndësi për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA